Të paktën 26 njerëz kanë vdekur të ekzekutuar nga rryma elektrike e një kabulli që ra mbi një treg të mbushur me njerëz në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, njoftoi sot policia.
Pamje të rënda të postuara në rrjetet sociale tregonin pasojat e katastrofës me disa trupa që nuk lëviznin, të shtrirë në pellgjet e ujit qe krijohen vazhdimisht ne treg.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi këputjen e kabullit.
Në një deklartë kompania elektrike e RD Kongos tha se besonte se një rrufe mund të ketë goditur intalimet, duke shkaktuar rrëzimin e tyre. Kompania dërgoi ngushëllime për familjet e viktimave.
Policia tha se tragjedia ndodhi në zonë Matadi-Kibala në Kinshasa dhe se shumë njerëz kishin vdekur në vend.
Mediat vendase raportonin se shumica e të vrarëve ishin gra punonjëse të tregut.
“Kabulli u këput dhe ra në një pellg uji të krijuar nga shiu i mëngjesit”, tha zëdhënësi i qeverisë lokale Charles Mbutamuntu, për rrjetin AFP.
Mbutamuntu shtoi se trupat ishin dërguar në morg dhe hetimet për incidentin e rëndë vijojnë.
Një tregtar tha pas tragjedisë se tregu shpeshherë përmbytet nga shirat dhe tregtarët gjatë punës së tyre duhet të lëvizin përmes ujit.
Top Channel