Javët e ardhshme mbeten kritike per Kryeministrin britanik Boris Johnson pas një raporti hetimor mjaft dëmtues i cili konkudoi dështim nga ana e tij dhe stafit te kryeministrisë ne Downing Street, ne zbatimin e te njëjtave rregulla anti-covid qe ata vet i kishin hartuar mesa duket per te tjerët, por jo per veten e tyre.
Jane vërtetuar mbi 10 raste mbrëmjesh te organizuara ne ambientet e kryeministrisë madje edhe një ditëlindje e Johnsonit ne kohen kur britaniket ishin urdhëruar te karantinoheshin dhe nuk u thonin dot as lamtumiren e fundit te afermeve te tyre qe vdisnin me mijëra ne dita nga Covidi!
Policia Metropolitane është duke kryer hetim penal ndaj afro 4 rasteve dhe vete Kryeministrit Johnson ndaj te cilët një kryengritje është dike ndodhur ne radhët e partisë se tij konservatore ku është kërkuar largimi i tij nga posti! Duket se Boris Johnson per disa jave derisa te kryhen hetimet penale është i imunizuara nga përpjekjet per ta shkarkuar ate, te cilat përmes makinacionesh politike ne korridoret e pushtetit edhe mund te mos materializohet!
Lufta per mbijetese beri qe edhe një telefonate me presidentit Putin te mos realizohej te henen ndërkohe qe sot ai shkon drejt Ukrainës per te takuar udhëheqjen e larte te vendit ne prag te konfrontimit te mundshëm ushtarak me Rusinë!
Britania ka njoftuar dhënien e 88 milionë sterlinave ndihme per Ukrainën per te shmangur vartësinë dhe mbijetesën e Kievit nga gazi rus gjate këtij dimri! Por per mbijetese politike është duke luftuar edhe Boris Johnson ne dimrin me te ashpër te karrierës se tij politike, ku kundërshtare e tij thonë se ai duket si një perandor romak qe interesohet vetëm per monumentin e tij.
Top Channel