Një nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, janë padyshim Einxhel dhe Dj Dagz.

Mbrëmjen e djeshme banorët u njoftuan nga “Vëllai i madh” se me fillimin e muajt shkurt ndryshe i njohur edhe si muaji i dashurisë ata do të kenë mundësinë që të tregojnë rrëfime e histori dashurie nga jeta e tyre. Pikërisht për këtë vendosi që të flas dhe Einxhel.

Ajo ka rrëfyer për lidhjen që lindi brenda shtëpisë me Dj Dagz. Einxhel tha se ai është ndryshe nga çdo partner që ka patur në jetë dhe se e ka bërë për vete mënyra se si ai është interesuar të kujtoi karakterin e saj para të gjithave.

“Jam ndjerë shumë komode të flas me Dagzin. Dhe kam dashur që ai të shikojë anën time të keqe, ata që pë meshkujt e tjerë ka qenë problem kam dashur që Dagzi të shoh këtë pjesë dhe të shoh nëse do të jetë në rregull me këtë. Çdo pritshmëri që unë kam pasur te meshkujt Dagzi i ka hedhur vetëm me mirësinë dhe mirësjelljen e vet. Asnjë tipar që kam pasur te koka ime që duhet t’i ketë mashkulli që do të kem në krah nuk i ka patur, por Dagzi i ka hedhur poshtë të gjitha ato. Dhe thashë ndoshta unë gjithë jetën kam kërkuar tipin e gabuar, ndoshta kam kërkuar një mashkull që është i fortë njësoj siç kam unë karakterin, por ndoshta ky është problemi sepse një karakter si unë vetëm do të përplasesha me atë”, është shprehur ajo.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA