Fotot e bodybuilder-it me të dashurën, para se ai ta vriste e të hidhte trupin në acid (pamjet)

01/02/2022 21:39

Meraj Zafar akuzohet për vrasjen e partneres së tij Aminah Hyatt, e cila u gjet nga policia në një vaskë të mbushur me acid në shtëpinë e çiftit në Sydney, Australi.

Disa ditë më parë vrasësi i dyshuar kishte postuar në rrjetet sociale një foto duke përqafuar të dashurën e tij.

Meraj Zafar, i apasionuar pas bodybuilding akuzohet se ka vrarë 19 vjeçaren Aminah Hyatt, para se të linte trupin e saj në një vaskë të mbushur me acid, ku dhe mbetjet e saj u gjetën të dielën nga policia.

Çifti raportohet se ishin martuar disa javë më parë, edhe pse nuk ka konfirmime për detajin.

Dokumentet e gjyqit thonë se Hayat kishte më shumë se një ditë në gjendjen e gjetur, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Të afërmit e saj të shqetësuar prej mungeses se kontakteve kishin lajmëruar policinë të dielën, të cilët kishin hyrë me forcë në apartament për të zbuluar skenën e tmerrshme.

Autoritetet nisën një kërkim të gjerë për Zafar, por vrasësi i dyshuar u dorëzua vetëm pas disa orësh.

Viktima tragjike Hayat kishte ardhur nga Bangladeshi në Australi, para se të njihej me atë që do të bëhej vrasësi i saj.

Sipas raportimeve ata ishin martuar pas romancës disa javore, në një veprim që kishte zemëruar familjet e të dy partnerëve.

Nëna e babai i Hayat, Abu and Mahafuza, megjithse të shkatërruar nga ngjarja, folën për tragjedinë me rrjetin australian news.com.au.

Babai tha: “Ne të gjithë shpresonim se ajo do të bëhej doktoreshë. Ajo donte të ndihmonte njerëzit”.

Zafar zotëronte një kamion me të cilin punonte dhe një veturë BMW e cila u kontrollua dhe u sekuestrua nga autoritetet.

Çështja do të dëgjohet në gjykatën e Parramatta më 5 prill.

Komandantja e policisë lokale Julie Boon, tha në një deklaratë: “Oficerët hynë me forcë në banesë dhe brenda banjës gjetën trupin e një femre. Mund të konfirmoj se kishte kimikate në vaskë, nuk mund të konfirmojmë çfarë ishin ato. Skena e krimit ishte e vështirë kur erdhi policia. Kur oficeret erdhën dhe gjetën kimkatet, u terhoqën dhe thirrën për ndihmë njësi të specializuara”.

FOTO GALERI
1/4
Meraj Zafar akuzohet për vrasjen e partneres së tij Aminah Hyatt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA