Kremlini: Rusia do të përfitojë nga shkëputja e mundshme prej sistemit SWIFT (fotot)

31/01/2022 19:43

Kreu i parlametit rus Duma, Vladimir Gutenev tha dje se shkëputje e vendit nga sistemi SWIFT i pagesave ndërkombëtare, siç po diskutohet në paketën e sanksioneve për pushitmin e Ukrainës, mund të jetë një avantazh për Rusinë.

“Nëse ata arrijnë të marrin masa kaq monstruoze, të cilat në opinionin tim do të shkatërronin sistemin financiar global, ne mund të kemi një numër përfitimesh”, tha ai.

Sipas Gutenev, shumë vende të tjera do të largohen nga sistemi amerikan SWIFT duke zgjedhur alternativa të tjera siç është sistemi rus SPFS – për mesazhet financiare të transfertave, i cili ka nisur prej vitit 2016.

Prandaj si Rusia ashtu dhe “të larguar” të tjerë nga SWIFT do t’i shpëtojnë syrit vëzhgues të shërbimeve ameirkane të zbulimit, për të cilat Gutenev tha se sistemi SWIFT është “absolutisht transparent”.

“Thuajse të gjitha pagesat që kryhen në vendin tonë janë për ta një libër i hapur. Dhe me këtë lakuriqësi të informacioneve konfidenciale financiare ata mund të shkaktojnë probleme për konkurrencën në tregjet globale”, tha ai.

“Edhe pse SWIFT përdoret nga 11 000 institucione financiare, ai nuk është një sistem universal, papërmendur se nuk është e mundur që Rusia të përjashtohet vetëm me kërkesën e SHBA”, tha Gutenev.

“SHBA nuk mund të na përjashtojnë pa përjashtuar dhe BE. Teorikisht ata mund ta marrin vendimin bashkë me BE, por nuk besoj se do të ndodhë”, shtoi Gutenev.

FOTO GALERI
2/3
"Nëse ata arrijnë të marrin masa kaq monstruoze, ne mund të kemi një numër përfitimesh”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA