Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping Rusia është duke dërguar furnizime me gjak bashkë me materiale të tjera mjekësore në afërsi të kufirit me Ukrainën, të cilat do të lejonin trajtimin e personave të mundshëm të lënduar; pohuan tre zyrtarë amerikanë për Reuters.
Sipas tyre, tregues të tillë konkretë siç është lëvizja e rezervave të gjakut, duhen konsideruar si kritike në përcaktimin nëse Moska po përgatitet vërtet për një pushtim të vendit fqinj. Frika e një luftë sa vjen e shtohen, ndërsa duket se Rusia po i përforcon edhe me ushtarë të tjerë 100 mijë trupat e grumbulluar tashmë në kufi.
Presidenti amerikan Joe Biden e konsideron të mundshëm një sulm rus mbi Ukrainë, madje tha se ai ka gjasa të ndodhë në muajin shkurt, kur toka “të ngrijë” çka do t’i lejonte Moskës lëvizjen e pajisjeve të saj të rënda ushtarake. Pentagoni e ka pranuar më parë vendosjen e “mbështetjes mjekësore” si pjesë të grumbullimit të Rusisë.
Por zbulimi i furnizimeve me gjak është një detaj i ri që dëshmon nivelin e gatishmërisë ushtarake ruse. Lideri radikal serb, Vojisllav Sheshel sakaq thotë se Moska duhet të parandalojë me çdo kusht Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë të bëhen anëtarë të NATO-s, dhe nuk duhet të lejojë që Luhansku dhe Donjecku të bien.
Sheshel shtoi se amerikanët do të shkonin në luftë me Rusinë deri në ukrainasin e fundit.
“Ukrainasit do kthehen në mish për top, por shpresoj se do të ndërgjegjësohen”, u shpreh ai.
Top Channel