Pas ndarjes së Alvisës dhe Bashkimit, ka pasur një debat të ashpër mes Albit dhe Brunos. Albi u revoltua sepse Bruno i tha se e ka mbajtur miqësinë më ta për audiencë. Ndërsa Albi reagoi me tone të larta duke i thënë se nuk lejon që askush ta përdori këtë gjë.

Në puntatën e sotme të Për’puthen, janë transmetuar pamjet e përplasjes që patën në prapaskenë që gati përfundoi në konflikt fizik, por ndërhynë konkurrentët e tjerë të pranishëm.

Pjesë nga diskutimi

Albi: Vdisni që kur njerëzit janë poshtë, ti shkelni me këmbë.

Bruno: Sic ke bërë ti.

Albi: Asnjë nuk kam shkel me këmbë.

Bruno: Të gjithë cunat kemi qenë kundër atij muhabeti dhe ti e di mirë.

Albi: Dhe çfarë kam bërë unë?

Bruno: Ke mbajtur krahun tjetër vetëm për të dalë mirë vetë.

Albi: Seriozisht e ke? Çfarë po flet pa lidhje? Shoqërinë që kam pasur me ata të dy nuk ma vë në dyshim.

Bruno: Ti nuk e ke pasur fare.

Albi: Ti e ke shumë gabim.

Bruno: Ec more interesaxhi.

Albi: Ti nuk ke fytyrë.

Bruno: Mos më trego brrylat mua. Fol mirë. Kur ke mundësinë të flasësh në kamera me mua, ke qeshur dhe ke thënë e bëj me shaka.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel