Moderatorja Einxhel Shkira është kthyer në shtëpinë e Big Brother pas incidentit që pati. Ajo i ka treguar banorëve eksperiencën e saj.
“Sot kur erdhi që të më kontrollonte, i thashë doktorit, a e pe mbrëmë Big Brotherin? Më tha shkova vonë në shtëpi, nuk arrita që të shihja”, tregon Einxhel. Ajo nuk la pa komentuar zinxhirin e shpëtimeve duke thënë: “Iu thashë u desh që të thyeja krahun, që të më binte mua radha që të nisja zinxhirin.”
Ndërsa për gjendjen e saj shëndetësore u shpreh se ka patur vështirësi për të fjetur.
“Në 7 të mëngjesit kam fjetur, nuk më zinte gjumi për qamet, kisha mbetur kështu si… Do ta mbaj 10 ditë allçinë, fizoterapinë, koha e rikuperimit është goxha.
Ishte krahu komplet i shkalafitur, më kanë vendosur vidë, unë tentoja që ti shpjegoja mjekut të parë rënies, kam rënë me dorë i thoja”, tregon më tej Einxhel.
Top Channel