Në pamje shihet karvani i makinave që transportoi një delegacion të talibanëve. ata pasi dolën nga hoteli ku po qëndrojnë në Oslo, u nisën drejt vendit ku i prisnin zyrtarët perëndimor me të cilët po zhvillojnë bisedime.
Kjo është një vizitë e paprecedentë e talibanëve në Evropë, ndërkohë që diplomatët perëndimorë u kërkuan talebanëve të të jenë të kujdesshëm por dhe të punojnë për respektimin e të drejtave të njeriut.
Në ditën e fundit të vizitës së ish-militatëve në Norvegji, bisedimet u zhvilluan me dyer të mbyllura. Talibanët kërkojnë njohje ndërkombëtare dhe ndihmë financiare pasi situata në Afganistan është e vështirë.
raportohet se miliona njerëz në Afganistan po vuajnë nga uria ndërkohë që ka pasur dhe disa sezone të varfra të të korrave.
I dërguari i BE në Afganistan kërkoi që shkollat e mesme të mos i ndajnë vajzat nga djemtë.
Top Channel