Shpallja e Berishës ‘non grata’, Rama: Një proces që zgjat me vite, s’ka lidhje me konspiracion Soros-Rama…

27/01/2022 22:46

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministri Sali Berisha, ndërsa ky i fundit thotë se pas këtij vendimi fshihet George Soros.

Rama e cilëson si qesharake këto akuza, ndërsa shton se vendimi për shpallja ‘non grata’ nga SHBA nuk ka lidhje me konspiracione ‘Soros dhe Rama’, teksa shton se këto vendime merren me proces që zgjasin me vite!

“Kim përfaqëson SHBA, një shtet jo vetëm që i ka vënë vijën e kuqe Saliut por çështja është që po sfidohet në mënyrë qesharake nga një njeri që ka eksperiencën që e di edhe ai vetë që s’ka lidhje me konspiracione Soros dhe Rama, sepse po të ishte kështu, të kishte kapacitete të tilla, përpara se ta korruptoja unë, do ta kishin korruptuar oborret mbretërore të Lindjes së Mesme.

Ku ka këtu DASH të marrë vendime se ndërhyri Soros, vendimet për ‘non grata’ merren me procese që zgjasin me vite, dhe ky proces ka nisur që prej administratës së kaluar. Mos kalimi i oqeanit dhe shpallja non grata janë dy shkallë të ndryshme. Është një ndarje shumë e thellë dhe është shumë e qartë që SHBA njohin PD që drejtohet nga Basha, ka vulën, firmën!”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA