“Mos u ndiko nga presioni, mund të bësh sjellje të sforcuar”, Alesia nuk mban më, shpërthen në lot

25/01/2022 20:17

Pas takimit me Aldisin, Alesia pati një përplasje me Samiun, i cili e akuzoi për lojtare dhe për kamuflazh.

Ai iu referua marrëdhënies me Albin. Ky i fundit ka shfaqur hapur pëlqimin për Alesian, por ajo duket se nuk është ende gati për të nisur një lidhje me të.

Pas debatit me Samiun, Albi kishte diçka për t’i thënë Alesias.

Albi: Mos u ndiko nga fjalët dhe mendimet. Ndonjëherë dashje padashje, i gjithë ky presion që është në studio, mund të të shtyjë dhe në ndonjë sjellje të sforcuar kundrejt të tjerëve dhe meje. Bëji gjërat siç i ndjen dhe mendon. Se si vjen tek unë, e vendos unë pastaj.

Pas kësaj, Alesia u përlot dhe Albi nuk hezitoi që t’i jepte përqafim, ndërsa Samiu dëgjohej duke thënë: “Ky është realiteti që dhemb.”

FOTO GALERI
2/9

Top Channel