Kaos trafiku nga bora në Turqi! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, disa viktima

24/01/2022 15:49

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një kaos të vërtetë të trafikut në Turqi, ku të paktën 3 vetë kanë humbur jetën në aksidente rrugore.

18 vetë u lënduan kur një shofer autobusi në provincën veriore të Tokatit humbi kontrollin e mjetit, i cili më pas përfundoi në një kanal dhe u përmbys. Autoritetet turke kanë vendosur sakaq të mbyllin dhe kalimin përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll për shkak të dukshmërisë së dobët. Moti i keq ka prekur edhe jetën publike në Turqinë juglindore. Në provincat Bingöl, Sirnak dhe Elazig, në shumë fshatra është ndërprerë qarkullimi.

Shërbimi Meteorologjik turk thotë se bora mund të vazhdojë të bjerë në Stamboll dhe disa rajone pranë  Detit të Zi. Moti i keq duket se do të vazhdojë të paktën deri mbrëmjen e sotme në një pjesë të Anadollit dhe Turqisë juglindore. Disa ditë më parë, ekspertët vendas kishin paralajmëruar se për 6 ditë me radhë, pjesa më e madhe e 81 provincave të Turqisë do të goditeshin nga një front i ftohtë dhe kushte të ashpra atmosferike, ndersa vec reshjeve te bores, nuk do te mungonin as ato të shiut.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA