Mamaja dhe gjyshja e Beniadës në një lidhje live në emisionin “Shqipëria Live” treguan se ajo është vetvetja edhe në Big Brother Vip.

Sipas mamasë së saj, Lindës modelja nuk ka bërë një lojë në shtëpinë më të famshme në vend .

“Ajo është vetvetja, siç është edhe jashtë. më thonë që lum ti si nënë çfarë vajze ke rritur me edukatë, me kulturë. Beniada është shumë punëtore, ngaqë ka jetuar vetëm dhe çdo gjë e ka përballuar vetëm, nuk i trembet syri. Edhe shoqëria më telefonojnë ditë të marte dhe të premte se çfarë ka diçka të bukur”, tha mamaja.

Ndërsa gjyshja e saj u shpreh se Beniada është një njeri i drejtë dhe të bëjë çfarë t’i dojë zemra në lidhje me djemtë.

“Beniada është e drejtë, shumë e drejtë, çfarë t’i dojë zemra”, tha gjyshja e saj.

“Arbana i ka plotësuar dëshirën, një nga ëndrrat më të bukura që ka prezantuar dajë Pashukun”, u shpreh mamaja.

Kujtojmë se Beniada është një ndër personazhet më të dashur për publikun me të folurën e saj karakteristike dhe origjinalitetin që ka.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA