Japonia miraton përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç

22/01/2022 01:48

Japonia ka miratuar administrimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç.

Autorizimi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa deri më tani vaksina administrohej nga mosha 12 vjeç e më lart.

Mediat vendase shkruajnë se vaksinimi i kësaj grupmoshe, që do të fillojë nga marsi i këtij viti, do të përfshijë tetë milionë fëmijë në fazën e parë.

Pfizer kishte aplikuar për autorizim vaksinimi për fëmijët 5-11 vjeç në Japoni në nëntor 2021.

Top Channel