Australia Open/ Medvedev dhe Tsitspas i bashkohen Rafael Nadal

22/01/2022 16:06

Daniil Medvedev dhe Stefanos Tsitsipas i bashkohen Rafael Nadal në 1/8 e finaleve të Australian Open.

Tenisti rus mundi në raundin e tretë holandezin Van de Zanschup, i 57 në renditjen botërore me rezultatin 3-0 duke vijuar rrugëtim e tij drejt finales së turneut të parë Grand Slam të vitit.

Numri 2 i renditjes botërore ishte superior ndaj kundërshtarit të tij dhe i fitoi setet  e kësaj sfide me rezultatin 6-4;6-4 dhe 6-2 në vetëm 1 orë e 55 minuta lojë.

Pak më të vështirë e pati ndeshjen Stefano Tsitsipas që u përball me francezin Benoit Paire. Tenisti grek, numri 4 i renditjes e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-1. Tsitsipas fitoi 2 setet e parë 6-3 dhe 7-5, por në setin e tretë ishte Paire ai që bëri më mirë teksa e fitoi këtë fraksion me tiebreak 7-6. në setin e katërt, Tsitsipas u rishfaq më mirë dhe e fitoi atë 6-4 dhe krejt ndeshjen 3-1

Sa i përket femrave, numri 2 i botës Aryna Sabalenjka u kualifikua me vështirësi në 1/8 e finaleve. Tenistja bjelloruse u desh që shpenzonte 1 orë e 49  minuta lojë për të mposhtur ceken Vondrousova me rezultatin 2-1.

U kualifikua edhe Simona Halep që mundi tenisten malazeze Kovinic 2-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA