Loja e ndarjes së çmimeve ka sjellë debat të ashpër mes Monikës dhe Ilirit këtë puntatë të Big Brother VIP.

Ndërsa loja po bëhet edhe më e ashpër dita ditës, Iliri tha se Monika nuk po bën një lojë të vetën, por po fshihet pas çiftit Donald Beatrix.

“Një dorë në bakllava, një dorë në revani, një dorë në gurabie, vrapon pas çiftit”, tha Iliri.

“Nuk kam asnjë dorë në bakllava apo revani. Kam qenë dashamirëse, kam dashur shumë të kem një shoqëri të mirë me Ilirin, kam qenë Monika nga fillimi deri tani. Iliri filloi një lojë, e kam biseduar me Arjolën dhe kam qëndruar pa gjumë. Më ke bërë presion dhe nuk të jam kthyer”, tha Monika.

“Hajde dalim në nominim të dy dhe e shohim”, tha Iliri.

“Kjo quhet vrasje me paramendim, ku e gjen këtë të drejtë ti”, tha Monika.

“Këta kanë probleme nominimesh, prandaj them hajdeni më nominoni mua”, shtoi Iliri.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA