Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur punën për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale pas dekretimit të datës 6 mars nga Presidenti Meta.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për mediat se tha se kostoja paraprake e shumës për zhvillimin e zgjedhjeve është 180 milionë lekë, por një raport përfundimtar do të jepet në fund të ditës së sotme.

Celibashi: Kemi bërë një vlerësim paraprak të kostove të këtyre zgjedhjeve por po punojmë akoma. Janë rreth 180 milionë lekë kosto të këtyre zgjedhjeve por në fund të ditës do kemi koston përfundimtare. Po punojmë që për këto zgjedhje të funksionojë identifikimi elektronik. Do të vendosim lidhur me aplikimin e votimit elektronik në Bashkinë e Vorës. Këtu kemi eksperiencë në Tiranë. Qëllimi ynë si KQZ është ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e Bashkisë së Vorës. Personalisht nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë këtë. Këto janë informacionet e karakterit teknik.

Ndër të tjera, u pyet për faktin faktin se PD dhe Komisioni i Rithemelimit kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në zgjedhje. I pyetur se kë do të regjistrojë për zgjedhjet e 6 marsit, Komisionin e Rithemelimit apo PD, Celibashi tha:

“Partia politike e cila kërkon të regjistrohet si objekt zgjedhor duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një vërtetim që mban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emrin, organin drejtues, organet kompetente përfshirë këtu dhe KQZ, kështu që nuk është një çështje e KQZ por që është e përcaktuar mirë nga ligji dhe në momenti kur fillon procesi i regjistrimit të partive politike dhe do të merrni dijeni. Sikurse për çdo gjë tjetër.”

Top Channel