Aktorja dhe një ndër banoret më të forta brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Arjola Demiri, ka treguar paragjykimet me të cilat është përballur për shkak të profesionit të saj!

Ajo ka ndarë me Einxhel dhe publikun një episode nga jeta e saj ku është paragjykuar nga familjarë e të afërm mbi një skenë puthjeje me aktorin e shquar, Bujar Asqeriu.

“Një shtëpi shkalloi. Bëra filmin ‘Njerka’, që isha në film me Bujar Asqeriun që puthesha, shkalloi farefisi. Edhe mami më thoshte; ça faji kam unë…. I thashë mamit se në momentin që askush edhe nëse më kanë zgjatur dorën edhe më kanë thënë më kërko… Jemi shumë të lidhur edhe i thashë në momentin që ky është profesion dhe ka edhe këtë edhe më keq!”, u shpreh Arjola.

Top Channel