OBSH: Do ketë variante të reja/ Ghebreyesus njoftoi se pandemia nuk ka mbaruar

19/01/2022 00:59

Pandemia nuk ka marrë fund dhe me rritjen jashtëzakonshme të infektimeve me variantin e ri Omicron, pritet të dalin variante të reja.

Kjo ishte deklarata e kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili foli për të dhënat e fundit të pandemisë nga Gjeneva.

Po është e vërtetë që varianti Omicron është më i lehtë dhe shumë qytetarë po e kalojnë më kollaj, por kjo nuk do të thotë që është një sëmundje e lehtë. Kjo qasje dëmton luftën kundër kësaj pandemie dhe rrit numrin e vdekjeve nga virusi, tha kreu i OBSH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA