Ndotja tejkalon çdo normë/ Shkencëtarët: Po kërcënon stabilitetin e ekosistemit

18/01/2022 11:54

Niveli i ndotjes kimike që përshkon planetin tani kërcënon stabilitetin e ekosistemeve globale nga të cilat varet njerëzimi, thonë shkencëtarët.

Plastika është një shqetësim veçanërisht i madh, thanë ata, së bashku me 350,000 kimikate sintetike, duke përfshirë pesticide, komponime industriale dhe antibiotikë.

Ndotja plastike tani gjendet nga maja e malit Everest deri në oqeanet më të thella . Studimi arrin në përfundimin se ndotja kimike ka kaluar një “kufi planetar”, pikë në të cilën ndryshimet e bëra nga njeriu në Tokë e shtyjnë atë jashtë mjedisit të qëndrueshëm të 10,000 viteve të fundit.
Ndotja kimike kërcënon sistemet e Tokës duke dëmtuar proceset biologjike dhe fizike që mbështesin gjithë jetën.

 

“Ka prova të shumta që tregojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në çdo hap”, tha profesoresha Bethanie Carney Almroth në Universitetin e Goteborgut.

Ndërkohë ka thirrje në rritje për veprim ndërkombëtar për kimikatet dhe plastikën, duke përfshirë krijimin e një organi shkencor global për ndotjen kimike, i ngjashëm me Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Kufiri planetar i ndotjes kimike është i pesti nga nëntë që shkencëtarët thonë se janë kapërcyer, me të tjerët që janë ngrohja globale, shkatërrimi i habitateve të egra, humbja e biodiversitetit dhe ndotja e tepërt me nitrogjen dhe fosfor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA