Xhelal Vrapi gjithë jetën e tij ia ka përkushtuar bujqësisë dhe blegtorisë.

7 vite më parë fermeri nga Drenovica e Beratit mori vendosi të shembë stallën e lopëve për të ngritur sera. Ai thotë se blegtoria nuk i sillte asnjë të ardhur në shtëpi, pasi ushqimi i gjedhit kushtonte shumë shtrenjtë në kohën kur litri i qumështit shite tepër lirë.

“Unë meresha me lopë. I merrja vica të vegjël dhe i rrisja më pas i shisja ose i mbaja në stallë. Arrite tek një stallë më 15 krerë, por i shita pasi ushqimi ishte shumë i shtrenjtë, plus që unë nuk kam tokë. E mora tokën me qira dhe nuk kisha asnjë leverdi, sepse qumështi në atë kohë kushton 350 Lekë të vjetra litri. Tani merrem me sera”, tha Xhelal Vrapi.

Pasi dështoi me blegtorinë Xhelali shembi stallën për të ngritur sera për t’i mbjellë me domate, por as kësaj herë ai nuk mbeti i kënaqur nga bujqësia.

“Kam mbjellë 4 dynym sera dhe kam shpenzuar 40 milion Lekë të vjetra në serë, po as me këtë punë nuk kemi asnjë të ardhur. Shiko të të bëj një llogari të thjeshte unë vetëm fidanin e blej 300 Lekë të vjetra imagjino që ajo do 6 muaj punë, plehërim, vaditje dhe fuqi punëtore në fund tregtarë vijnë më kërkojnë kilogramin e domates 300 Lekë kështu unë përsëri dal me humbje. Kjo zgjidhet nëse fermeri subvencionohet në formë tjetër jo”, tha fermeri.

Të rinjtë nuk e duan blegtorinë, nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT në 5 vitet e fundit numri i gjedhëve është ulur në masën 27 %. Mungesa e subvencioneve në blegtatori fermerin e mban larg gjësë së gjallë që kërkuan shumë mund.

Top Channel