Vullkani zhduk ishullin/ Pamjet nga sateliti tregojnë katastrofën në paqësor

18/01/2022 09:40

Vullkan që shpërtheu në rajonin e Paqësorit, , pothuajse ka zhdukur ishullin Tonga nga harta , pasi imazhet e reja të bëra na ajri treguan një pjesë të ishullit të mbytur në hirin gri si pasojë e cunamit.

Tonga është shkëputur praktikisht nga pjesa tjetër e botës që nga shpërthimi vullkanik i së shtunës, një nga më të mëdhenjtë e regjistruar në dekada.

Vullkani shpërtheu (rreth 19 milje) në ajër dhe lëshoi hi, gaz dhe shi acid në një zonë të madhe të Paqësorit.

Autoritetet e Zelandës së Re thotë se të paktën se dy persona janë konfirmuar të vdekur.

Imazhet satelitore treguan se aty ku pjesa më e madhe e strukturës vullkanike qëndronte mbi nivelin e detit disa ditë më parë, tani ka vetëm det të hapur.
Zelanda e Re publikoi imazhe ajrore të marra nga një fluturim vëzhgimi një ditë më parë, duke zbuluar një bregdet me pemë të transformuar nga jeshile në gri nga shpërthimi vullkanik

Top Channel