Zelanda e Re ka dërguar një aeroplan në Tonga për të vlerësuar dëmet pas një shpërthimi të madh vullkanik që shkaktoi një cunami.
Shpërthimi ka mbuluar me hi ishujt e Paqësorit, ka ndërprerë energjinë dhe komunikimet.
Deri në 80,000 njerëz atje mund të preken, tha Shoqata e Kryqit të Kuq atje për BBC.
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se cunami kishte shkaktuar “dëme të konsiderueshme”, por deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.
Vullkani nënujor shpërtheu të shtunën, duke lëshuar një shtëllungë hiri në qiell dhe duke shkaktuar paralajmërime për dallgw 1.2 metra . Shpërthimi ishte aq i fortë sa mund të dëgjohej në Zelandën e Re, rreth 2,383 km nga Tonga.
Ndërsa qielli u errësua nga hiri, njerëzit në panik përpiqeshin të iknin me makina nga zonat e ulëta.
Disa orë më vonë, linjat e internetit dhe telefonit në Tonga u ndërprenë, duke i bërë 105,000 banorët e ishullit pothuajse tërësisht të paarritshëm.
Top Channel