Trup i shëndetshëm pas moshës 40 vjeç, njihuni me zakonet që duhen ndryshuar

15/01/2022 06:32

Nëse jeni rreth 40 vjeç, jeta juaj është ndoshta shumë e zënë. Jeni në kulmin e karrierës. Mund të keni fëmijë, të cilët zënë një pjesë të madhe të kohës tuaj. E ndoshta për arsyet e më sipërme nuk po stërviteni aq sa do të dëshironit. Dhe gjithashtu ju jeni ende të rrënjosur tek ato zakone të mënyrës së të ushqyerit që keni krijuar në fund të të 20-ave dhe të 30-ave.

Ndërsa plakemi, shumë prej nesh lëvizin më pak, humbin masën muskulore dhe shpesh konsumojnë po aq, nëse jo më shumë sesa kur ishim më të rinj. Prandaj mund të jetë momenti të rimendoni dhe të ndryshoni këto zakone për një trup më të shëndetshëm. Dhe të 40-at janë koha e përsosur për të vlerësuar stilin e jetës dhe shëndetin tuaj. Ju njohim më poshtë me disa prej zakoneve që ka ardhur koha t’i ndryshoni.

Shmangni zakonin e të ngrënit natën vonë
Përpiquni të merrni pjesën më të madhe të kalorive tuaja gjatë ditës, kur trupi juaj mund t’i djegë më mirë ato. Hulumtimet tregojnë se ngrënia natën vonë nuk është diçka e shëndetshme.

Reduktoni konsumin e alkoolit
Në këtë moshë trupat e përpunojnë alkoolin në mënyrë më pak efikase dhe konsumimi i rregullt i pijeve do të rrisë rezervat e yndyrës dhe mund të shkaktojë probleme në mëlçi.

Shmangni dietat e rrepta
Shtimi në peshë në të 40-at shpesh pasohet nga përpjekje të shumta për ta humbur atë. Dhe sipas studimeve, dietat drastike mund të çojnë në ngrënie të tepruar dhe shtim të peshës në të ardhmen.

Shmangni të ngrënit e rastësishëm
Ushqimi i nxitur nga momenti shkakton luhatje të padëshiruara të sheqerit në gjak, luhat hormonet dhe prish gjumin.

Shmangni ushqimet shumë të përpunuara dhe rafinuara
Ushqimet shumë të përpunuara dhe të rafinuara janë zakonisht të dendura me kalori me densitet relativisht të ulët të lëndëve ushqyese. Ato përmbajnë një mori përbërësish që mund të jenë të huaj për trupin, të dëmshëm për peshën por edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Shmangni zakonin e të ngrënit gjatë gjithë ditës
Mbajtja e një ditari ushqimor jo vetëm që ruan atë që konsumoni por edhe orën kur. Nëse gjurmoni gjithçka që hani, mund të zbuloni se jeni duke ngrënë gjatë gjithë ditës. Studimet kanë treguar se për të ruajtur peshën dhe për të shmangur luhatjet e sheqerit në gjak, agjërimi me ndërprerje dhe strategji të tjera që përfshijnë kufizimin e kohës së ngrënies mund të kontrbuojnë në një peshë të shëndetshme trupore./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA