Kapen trafikantët e papagallëve/ Po transportonin 100 papagallë të rrallë në një kamion në kushte ekstreme

14/01/2022 01:21

Oficerë të xhandarmërisë së Argjentinës zbuluan rreth 100 papagallë në bagazhin e një makine gjatë një kontrolli në trafik.

Zogjtë e trafikuar mbaheshin në kushte të rënda transporti mes temperaturave të larta të verës në vend. Zyrtarët thanë se zogjtë do të dërgohen në kopshtin zoologjik të zonës para se të lëshohen përsëri në habitatin e tyre natyral.

Argjentina dhe vende të tjera latine njihen si burim i trafikut ilegal të kafshëve ekzotike, mes të cilave breshka, majmunë, papagallë, aligatorë dhe felinë të ndryshëm.

Papagallët gushkuqë konsiderohen aktualisht si specie thuajse e rrezikuar, që do të thotë se së shpejti mund të marrin statusin e plotë të mbrojtjes.

Trafiku i kësaj specieje është i përhapur dhe në Brazil ku autoritetet kanë hartuar tashmë një plan mbrojtjeje. Kjo për faktin se ata konsiderohet si papagallët që “flasin më mirë” në krahasim me specie e tjera të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA