Një gjykatë në Ishujt Kanarie vendosi në favor të një gruaje që kundërshtoi të vaksinonte djalin e saj kundër koronavirusit.
El Confidencial shkruan se bëhet fjalë për një djalë të moshës 15-vjeçare, ku prindërit e të cilit ndajnë mendime të kundërta për sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit. Mësohet se babai i djalit është pro vaksinimit të tij, ndërsa nëna kundër.
“Duke pasur parasysh pasigurinë shkencore në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit dhe duke marrë parasysh parimin paraprak që duhet të udhëheqë çdo veprim, veçanërisht në lidhje me një të mitur, ne duhet t’ia atribuojmë fuqinë vendimmarrëse nënës”, tha gjykata.
Në të njëjtën kohë, sipas gazetës El Confidencial, 15-vjeçari shprehu hapur dëshirën e tij për t’u vaksinuar kundër Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 7.7 milionë raste kanë rezultuar pozitive në Spanjë dhe më shumë se 90.5 mijë pacientë kanë vdekur.
Në fund të dhjetorit të 2020 nisi fushata e vaksinimit në vend. Aktualisht, 90% e spanjollëve mbi 12 vjeç janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit.
Për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron numri i të infektuarve me koronavirus është përhapur ndjeshëm në Spanjë. Ditët e fundit, vendi, shënoi një rekord ditor infektimesh me Covid-19.
Top Channel