130 pacientë të infektuar me Covid 19 aktualisht po marrin trajtim në spital, ndërkohë që në vend raportohet shifra në rritje të infektimeve, për shkak të variantit shumë ngjitës “Omicron”.

Siç duket dhe nga fotot, disa ambulanca me persona të konfirmuar pozitivë me koronavirus e që kanë nevojë për kujdes mjekësor kanë mbërritur sot në Spitalin Infektiv. Ndërkohë, familjarët qëndrojnë në pritje të mjekëve dhe infermierëve për t’u informuar mbi gjendjen shëndetësore të familjarëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 20 pacientë janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin janë 17,783 pacientë aktivë me Covid 19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 751 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

 

FOTO GALERI
2/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA