Gjokoviç do luajë në turne/ Tenisti serb pjesë e turneut edhe pse pritet vendimi për vizën australiane

13/01/2022 12:00

Tenisti serb Novak Gjokovic, sipas BBC, është listuar në shortin e Australian Open për të luajtur packa pasigurive nëse viza e tij do të pezullohet përëseri nga qeveria australiane.

Ai do të mbrojë titullin e tij kundër serbit Miomir Kecmanoviç në raundin e parë.

Megjithatë, ministri i Emigracionit i Australisë, Alex Haëke, është ende duke konsideruar përdorimin e kompetencave të tij për të hequr vizën e Gjokoviçit, tha një zëdhënës.

Gjokoviçit iu ndalua hyrja përkohësisht javën e kaluar për shkak se ai nuk ishte i vaksinuar.

Ai tha se infektimi i tij me Covid në mes të dhjetorit plotësonte kushtet për të huajt që hynin në Australi, por autoritetet ia anuluan vizën me bazën se nuk ishte një përjashtim i vlefshëm.

Gjokoviç, u mbajt në paraburgimin e imigracionit në Melburn për pesë ditë, ndërsa ai kundërshtoi urdhrin e dëbimit.

Të hënën një gjykatë anuloi anulimin e vizave të qeverisë pasi konstatoi se zyrtarët e imigracionit nuk kishin ndjekur procedurën e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA