Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka kryer një bilanc të vitit 2021 për sa u përket shifrave buxhetore në vend, ku bie në sy rritja e të ardhurave me 21% në krahasim me vitin 2020 dhe një rimëkëmbje ekonomike, mbi të gjitha në sektorin e punësimit.

Për vitin 2021 ne mendojmë se niveli i të ardhurave do të jetë rreth 506 miliardë lekë duke e çuar treguesin e të ardhurave ndaj GDP-së në 28.6%. Është një tregues oprtimist për atë synim që ne kemi, që në një periudhë afat-mesme të arrijmë në një nivel të të ardhurave prej 31% të GDP-së”, tha ajo.

Sipas Ibrahimajt, trendi nuk shfaqet qartësisht nëse krahasimi bëhet me vitin 2020, pasi ai ka qenë vit pandemik. Por, nëse krahasimi bëhet me vitin 2019, ka sërish një rritje prej 11% të të ardhurave.

Ky rezultat ka ardhur si ndikues i ecurisë së mirë të bizneseve, por edhe i ndikuar nga fiskalizimi. I cili është një proces që ka filluar dhe është në fazat e tij përfundimtare”, tha ministrja.

Në shifra tërësore, të ardhurat janë mbyllur paraprakisht me 506 miliardë lekë. Ndërsa parashikimi për vitin e ardhshëm, pritet t’i çojë ato deri në 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Ekonomia është rigjallëruar dhe punësimi ka shkuar në nivelin e vitit 2019”, ka thënë Ibrahimaj. “PBB-ja për frymë ka shkuar në 661 mijë lekë për banor”.

Ndërsa, një ambicie tjetër është edhe ulja e borxhit publik dhe deficitit.

Gjatë 2021-shit, pritet një ulje e borxhit në 78.8%. Sa i përket deficitit buxhetor, ai pritet të shkojë në 5.4%.

Top Channel