Inter-Juve, finalja e Super Kupës/ Ndeshja luhet të mërkurën në orën 21:00, transmetohet në Digitalb

11/01/2022 22:20

Të mërkurën do të luhet finalja e superkupës së Italisë që do të vërë përballë Interin dhe Juventusin, dy skuadra që kanë një rivalitet të fortë me njëra tjetrën.

Interi dhe Juventusi vijnë nga situata të ndryshme në këtë përballje. Zikaltërit janë kampion në fuqi të Italisë dhe aktualisht kryesojnë kampionatin Italian. Ndërsa juventusi është në vendin e pestë. Bardhezinjtë do të kenë dhe mungesa të rëndësishme në formacion.

Federici Chieza u dëmtua në gju në ndeshjen me Romën dhe do të qëndrojë larg fushave për të paktën 6 muaj. Do mungojnë dhe delight e kuadrado të cilët u ndëshkuan me karton në ndeshjen me Romën. Ndërsa zikaltërit nuk kanë asnjë mungesë dhe do të hedhin në fushë formacionin më të mirë. Por në finale nuk ka skuadra favorite, pasi në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Spektakli është i garantuar në atë që quhet ndryshe dhe si derbi i Italisë.

Superkupën e luan skuadra që fiton kampionatin dhe ajo që fiton kupën e Italisë. Ndeshja do të startojë të mërkurën në orën 21 të mbrëmjes dhe do të trasmetohte në digitalb.

Top Channel