Tentoi të vriste 42-vjeçarin me armë pas konfliktit për motive të dobëta, arrestohet pas më shumë se një viti arrati autori Dy ditë pas protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, selia blu duket sërish e shkatërruar nga trazirat.
Këtë të hënë kanë filluar punimet për ta kthyer në gjendjen e mëparshme godinën. Po nxirren jashtë sendet e shkatërruar dhe po rindërtohen muret e shembura. Xhamat janë të thyera, karriget kanë dalë jashtë funksioni dhe në zyra ka vetëm rrëmujë.
Në total, 60 persona janë shoqëruar në komisariat për dhunën e shkaktuar të dielën në selinë e PD-së.
Protestuesit e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD-së përdorën cdo mjet të fortë për të hyrë në godinë, duke shpartalluar dyert e blinduara e thyer xhama.
Ata mundën të hynë vetëm më katin e parë e tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë.
Tentativa për të marrë selinë vijoi nga jashtë përmes shkallëve. Ata që donin të realizonin futjen nga dritaret u përballën me gaz lotsjellës i hedhur nga brenda selisë së PD.
Pas më shumë se dy orë protestë, selia e PD u kthye në një zonë krimi me dëme të shumta në pjesën e përparme të saj. Ndërhyrja e policisë me kërkesën e PD bëri që të shpërndaheshin protestuesit ndërsa Berisha ndodhej brenda selisë.
Më pas, Berisha u largua në drejtim të Kryeministrisë ku edhe lajmëroi shpërndarjen e protestës, por jo përfundimin e saj.
“Shpërndahemi të merremi me të plagosurit dhe të arrestuarit”, tha Berisha.
Brenda në selinë e PD qëndruan drejtuesit, deputetët mbështetës të Bashës që mbrojtën dyert dhe policia në oborr.
Top Channel