Dy ditë pas protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, selia blu duket sërish e shkatërruar nga trazirat.

Këtë të hënë kanë filluar punimet për ta kthyer në gjendjen e mëparshme godinën. Po nxirren jashtë sendet e shkatërruar dhe po rindërtohen muret e shembura. Xhamat janë të thyera, karriget kanë dalë jashtë funksioni dhe në zyra ka vetëm rrëmujë.

Në total, 60 persona janë shoqëruar në komisariat për dhunën e shkaktuar të dielën në selinë e PD-së.

Protestuesit e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD-së përdorën cdo mjet të fortë për të hyrë në godinë, duke shpartalluar dyert e blinduara e thyer xhama.

Ata mundën të hynë vetëm më katin e parë e tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë.

Tentativa për të marrë selinë vijoi nga jashtë përmes shkallëve. Ata që donin të realizonin futjen nga dritaret u përballën me gaz lotsjellës i hedhur nga brenda selisë së PD.

Pas më shumë se dy orë protestë, selia e PD u kthye në një zonë krimi me dëme të shumta në pjesën e përparme të saj. Ndërhyrja e policisë me kërkesën e PD bëri që të shpërndaheshin protestuesit ndërsa Berisha ndodhej brenda selisë.

Më pas, Berisha u largua në drejtim të Kryeministrisë ku edhe lajmëroi shpërndarjen e protestës, por jo përfundimin e saj.

“Shpërndahemi të merremi me të plagosurit dhe të arrestuarit”, tha Berisha.

Brenda në selinë e PD qëndruan drejtuesit, deputetët mbështetës të Bashës që mbrojtën dyert dhe policia në oborr.

FOTO GALERI
6/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA