Vajza e deputetit të PD-së, thirrje për ndihmë: Personat brenda selisë janë helmuar nga gazi lotsjellës

08/01/2022 13:37

Vajza e deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutaj, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se i ati së bashku me deputetë të tjerë janë bllokuar në një prej kateve të godinës së PD.

Janë shumë keq, pasi janë helmuar nga gazi lotsjellës”, tha ajo.

Vajza ka theksuar se deputetët e kanë të pamundur të dalin nga ambientetet e selisë.

Ajo ka bërë thirrje për praninë e një ambulance.

Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor ka ndërhyrë në selinë e Partisë Demokratike për t’u ofruar ndihmë deputetëve që gjenden brenda selisë.

Grida Duma shprehet se është e keq ardhur nga ngjarja ndërsa tha se distancohet nga dhuna e Sali Berishës, sipas saj, që po keqpërdor protestuesit.

Është e rëndë kur thotë që nuk ka dhunë në një kohë kur të gjithë deputetët e PD janë të traumatizuar”, tha deputetja e PD.

Policia e Shtetit ndërhyri në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha këtë të shtunë në oborrin e Partisë Demokratike, pas thirrjes së bërë nga strukturat e demokratëve, ku pretendohet se jeta e tyre po cenohet.

Me ndërhyrjen e forcave blu, protesta blu pranë godinës blu, shpërndahet dhe merr fund.

Mbështetësit e Berishës janë larguar menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës në gjithë oborrin e PD-së.

Ujë me presion është përdorur po ashtu nga Policia dhe oborri demokrat është tërësisht i zbrazët.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha janë nisur drejt Kryeministrisë.

Fillimisht, Policia e Shtetit theksoi se nuk do të ndërhynte në protestë. Por, më pas, ka qenë një kërkesë nga deputetët e saj, të cilët gjenden brenda selisë, se jeta e tyre po rrezikohej.

Goditje me gurë janë parë e filmuar, si edhe hedhje të gazit lotsjellës nga ambientet e brendshme.

Po ashtu, frikë kanë hasur edhe deputetët, të cilët kanë qenë në mbledhje brenda selisë, në katet e sipërme.

Me mësymjen e mundshme nga jashtë, një përballje fizike mund të ishte e paevitueshme. Ndërsa, me marrjen nën kontroll të situatës nga policia, ata kanë kërkuar të largohen nga godina.

Kontrolle sakaq, ka pasur edhe në rrugë të tjera të afërta, ku efektivët janë vendosur.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA