Ka nisur shoqërimi i protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme sot në protestën para selisë së PD-së. Policia e Shtetit ka shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës. Tashmë i gjithë oborri i selisë së PD është i zbrazur.

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në ambientet e jashtme.

Ndërhyrja erdhi pas thirrjes së PD-së për të ndërhyrë, pasi sipas tyre, po u rrezikohej jeta nga protestuesit.

Tashmë kanë mbetur dyer të thyera dhe shumica e objekteve janë të shkatërruar.

Sali Berisha, pas shpërndarjes së demonstruesve të thirrur nga vetë ai, ka dalë nga selia blu.

Me një maskë kundra-gaz, Berisha ka “dënuar veprimin e Policisë për shpërndarjen e protestuesve”.

“Ndërhyrje kriminale”, tha ai në fjalën e tij.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA