Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Brataj të Selenicës.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se është gjetur trupi i pajetë i një 55-vjeçari i cili ishte deklaruar si i larguar nga banesa tre ditë më parë.

Dyshohet se 55-vjeçari të jetë vetëvarur në kushtet e depresionit.

“Më datë 06.01.2022, në fshatin “Brataj”, Bashkia Selenicë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit N.A.,55 vjeç, banues në lagjen ” 24 Maji”, Vlorë, i cili ishte deklaruar i larguar nga banesa më datë 03.01.2022 Dyshohet që në kushtet e depresionit ky shtetas të jetë vetëvarur”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel