Në kuadër të provës javore, banorët duhet të realizojnë brenda shtëpisë programin televiziv të Top Channel. Mëngjesin e sotëm, Donald dhe Einxhel kanë bërë rolin e Isli Islamit dhe Ori Nebiaj në “Wake Up”.

Ata kanë intervistuar opinionistin Arbër Hajdari, DJ Dagz dhe Beatrix Ramosaj.  Një ndër pyetjet për Arbër Hajdarin lidhej me jetën e tij sentimentale. Së fundmi, Arbri është fejuar dhe ka zbuluar se po mendon si do e bëjë propozimin për martesë ndërsa nuk hezitoi të pyeste Donaldin për ndonjë ide.

“Është shumë mirë. Jemi në një fazë shumë interesante. Kjo është faza që po mendoj se si do t’i propozoj për martesë. Donald nëse ke ndonjë ide mund të na ndihmosh. Sido që të shkojë puna, propozime dhe martesa para se të mbarojë Big Brother nuk bëjmë. Nuk ka as dasma, as lajme, vetëm Big Brother”, tha Arbër Hajdari.

I pyetur nëse ka qenë e vështirë që të jetë opinionist i Big Brother, u shpreh: “Nuk ka gjë më të vështirë. Aty krijohen ngjarje nga më të ndryshmet. Nuk dua të rëndoj askënd pa u bindur mirë dhe pa pasur argumentet dhe faktet për atë që them. Në atë kohë që kemi në dispozicion kur ngjarjet rrjedhin shpejt, mundohem që gjithmonë ta vë veten në vendin tuaj për të parë se si po i shikoni ju botën në këto momente.”

Në një moment, Donaldi u përpoq “ta korruptonte” duke i thënë që të japë opinione të mira për të që të marrë fitoren dhe të ndajnë paratë bashkë, por opinionisti u përgjigj: “Shumë e vështirë është kjo”.

<iframe width=”789″ height=”444″ src=”https://www.youtube.com/embed/k2ifaHKcBzU” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA