Dita e Ujit te Bekuar një prej ditë e më të rëndësishme të kalendarit ortodoks është festuar edhe nga besimtaret korçarë.

Kremtimi i festës ka nisur prej orëve të para të mëngjesit me celebrimin e meshes për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Më pas qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit tek lulishtja”Vangjush Mio” ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë, një simbolikë kjo e pagëzimit të Jezu Krishtit në lumin Jordan.

Pas nxjerrjes së kryqit nga uji fituesi Olgert Tona përcolli urimin e tij e po ashtu edhe ata që u bënë pjesë e këtij kremtimi.

Në fund qytetarët në simbolikë të kësaj dite kanë mbushur shishe me ujë të bekuar në shatërvanin ku u hodh kryqi në shenjë mbarësie për familjet e tyre.

Top Channel