Kotelja e rrugës me veshë të drejtë ‘Joda’ është e lumtur të gjejë ‘prindërit adoptues’ (fotot)

05/01/2022 21:44

Një ditë, kjo mace bukuroshe u soll në një klinikë veterinarie dhe shpejt ua mori zemrën të gjithë atyre që ishin aty.

Ajo që e dallonte nga kotelet e tjera ishin veshët e saj të ngjashëm me ato të personazhit “Joda” të serialit të njohur amerikan “Lufta e Yjeve”.

Ajo u dërgua në spitalin kafshëve  Cabarrus në Karolinën e Veriut ku u trajtua nga doktoresha  Alisha Kidwell, dhe ndihmasja e saj Jana Aviles.

Macja peshonte vetëm 2.5 kg por “atë që i mundonte në masë, e kompensonte me karakterin e saj”, thonë pritësit e klinikes.

Koteles i mungonin dhëmbët e përparmë dhe për këtë gjuha i dilte shpeshjashtë.

Nuk jemi të sigurtë për moshën e saj. Është e re, ndoshta një vjeçe, dhe është shumë e vogël për të qenë një mace e rritur”, thotë Shelby Beers për rrjetin Love Meow.

Por macja po rekuperohej mire dhe ishte miqësuar me stafin e qendrës.

Ajo pëlqen përkëdheljet dhe është e lumtur të shoqërohet me miqtë njerëzorë.

Ne e mbajmë atë shpesh në xhepat e përparmë si një kangur bebe dhe më pas e zë gjumi,” shton Shelby.

Kotelja e dashur ende nuk ka një emër por shumë anëtarë të stafit e quajnë atë me emrin e personazhit të filmit të njohur ‘Macja Joda.’

Macja i ngjan mjaft nga veshet Jodes se filmit Lufta e Yjeve

Ka rreth 70 milionë mace rruge në SHBA, katër milionë prej të cilave dërgohen në qendrat e kujdesit të kafshëve çdo vit”, tregon Jana.

Por për fat macja Joda është zgjedhur tashmë nga prindërit e saj për adoptim dhe nuk është më mace rruge, por do të ketë dashurinë dhe kujdesin që gjithmonë ka merituar.

FOTO GALERI
2/8
Koteles i mungonin dhëmbët e përparmë dhe për këtë gjuha i dilte shpeshjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA