34 vjecari Vinçens Piroli i cili u paraqit fillimisht në spitalin e Lezhës i plagosur me 3 plumba e me pas u transportua per ne spitalin e Traumës ne Tiranë, ka rënë në prangat e policisë se shtetit.

I riu është ndaluar per llogari të shtetit Malazez pasi dyshohet si i autor i një vrasje në Ulqin. Pasi ka marre ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën, Piroli ka deklaruar per grupin hetimor se është plagosur në Shkodër, pranë Ures se Bunës me pistolete me silenciator.

Me pas, ne rrëfimin e tij, ai ka treguar se ka njoftuar një të afërm, i cili e ka transportuar ne spitalin e Lezhes pasi sipas tij, kishte pasiguri në Shkodër. Ndërkohe vete policia e Shkodrës, nuk ka zbuluar asnjë gjurme të atentatit në zonën ku pretendon 34 vjecari. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve të cilat do të analizohen për të parë lëvizjet rreth orarit kur mund të ketë ndodhur ngjarja.

Por Vincens Piroli nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare dhe atë fqinje të Malit të Zi pasi ai rezulton një person i shpallur në kërkim ndërkombëtare që nga tetori i vitit të kaluar. Së bashku me një person tjetër ata akuzohen se kanë vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç në korrik të vitit që lamë pas. Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit që u dyshohet se u vra nga dy shqiptarët. Savo Gjurishiç, djali i 68-vjecarit kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj. Ai është dënuar në tetor 2018 me 13 vjet e gjysmë burg. Asokohe policia malazeze, dyshonte se dy të rinjtë kanë kaluar ilegalisht kufirin, kanë kryer vrasjen e me pas janë rikthyer serish në Shqipëri.

Top Channel