Dëshira për një vit më të mirë nuk mjaftoi që 2021-shi të kthehetj në një sukses për Bashkimin Europian në mposhtjen e pandemisë.

Koronavirusi, por edhe ekonomia e konfliktet me fqinjët duken të destinuara të mbeten sprova të forta për Europën edhe gjatë vitit që porsa hyri. Për momentin, duket se lufta ndaj Covid 19-tës do të vazhdojë te jetë temë kryesore, të paktën edhe për disa kohë.

Ministri i ri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach,  që në të ardhmen do të ketë një zë të rëndësishëm në raundin e 26 ministrave të Shëndetësisë në BE e ka bërë të qartë në fillim të dhjetorit se “pandemia do të zgjaste më shumë nga sa është menduar deri tani”. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mjeke me profesion, tha se vala e katërt e pandemisë është e rëndë, por në vitin 2022 mund të na presë sprova tjetër, duke iu referuar kësisoj Omicronit. “Studiuesit na thonë që tani, se vaksina dhe rifreskimi i saj ofrojnë mbrojtjen më të mirë kundër Covidit, ” u shpreh Von der Leyen.

Në rast nevoje ata mund ta përshtasin atë edhe kundër mutacioneve. BE i ka nënshkruar ndërkohë marrëveshjet me firmat prodhuese. Rimëkëmbja e ekonomisë që u ndje në vitin 2021 duhet mundësisht të vazhdojë e synohet të shënojë madje rritje gjatë vitit 2022, thotë DW.

Një ditë buxhetet në krizë të shumë vendeve të BE duhet të rikuperohen. Për këtë është përgatitur fondi 750 miliardë euro i BE nga i cili janë dhënë ndërkohë këstet e para. Sakaq, në vitin 2022 sytë e Europës janë të drejtuar nga Franca.

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të rizgjidhet në prill. Në të njëjtën kohë ai do të jetë edhe president i radhës i presidencës franceze të BE. Macron do të tregojë në fushatën zgjedhore në luftë kundër një fronti të djathtë, se ai e ka ndryshuar Europën siç ka premtuar. Por sidomos në aspektin e politikës së jashtme, Macron kërkon ta bëjë BE një lojtare “sovrane” e strategjike të arenës botërore.

Por sprova e parë para Europës “sovrane” mund të nisë që në fillim të 2022-t. Me gjasa presidenti rus, Vladimir Putin kërcënon me invazion të Ukrainës në janar. Si do të përgjigje BE dhe NATO? Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë prej kohësh më shumë mbrojtje, edhe nga BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA