Pranvera e vitit 2022 do të shënojë nisjen e punimeve për portin e ri turistik të Durrësit.

Në vigjilje te ndërrimit të viteve kryeministri Edi Rama dhe drejtuesi i kompanisë globale Emaar Group, Mohamed El Alabbar, ishte në qytetin bregdetar në kuadër të përgatitjeve për pastrimin e zonës ku do të realizohet Faza e pare e projektit.

Mohamed El Alabbar: Porti i ri turistik i Durrësit do të jetë më i miri në Mesdhe. Jahtet e mëdha do te kenë vetëm nje vend ku te shkojnë, Durrësin, sepse shumica e jahteve te mëdha kërkojnë shërbime, qarkullim, vendosje dhe Durrësi i ka të gjitha. Do ketë një klub jahtesh dhe gjithçka tjetër.

Rama: Atëherë Monaco duhet të na e ketë frikën.

Mohamed El Alabbar: Pse duhet te jete me e mire Monaco, pse mos te jemi ne me te mirët. Nuk duhet te jemi te ndrojtur, duhet ta bëjmë dhe do te bëjmë. Do ta nisim sa më shpejt, tani që po flasim projekti është në proces. Ndaj shpresojmë që ndërtimin ta nisim nga fundi i Marsit- fillimi i Prillit.

Pjesa me sfiduese e projektit duket pastrimi i mjedisit, për këtë arsye investitori ka kontraktuar konsulent te njohur nga Amerika dhe Dubai, për ndërhyrjen e thelle që duhet bere ne det.

Top Channel