
Ministrja spanjolle e punës Yolanda Diaz njoftoi sot se qeveria ka arritur marrëveshjen me sindikatat dhe punëdhënësit për reformat e ligjit të punës.
Reforma e kërkuar nga Brukseli do të votohet në janar dhe ishte kusht për lirimin e miliarda euro fondeve ndihme koronavirusi nga BE.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike por besohet se ashpërsojnë tregun e punës me kontrata të përkohshme, skema ritrajnimi dhe shtim të fuqisë së punëdhënësve .
Qeveria e majtë e kryeministrit Pedro Sanchez ka negocjuar prej muajsh reformën me dy sindikatat kryesore të vendit.
Ndryshimet ishin një nga reformat e kërkuara nga Brukseli në këmbim të paketës së plotë të 140 miliardë euro ndihma për Madridin nga KE.
Ajo do të zëvendësojë ligjin spanjoll të punës të aprovuar në 2012, i cili gjithashtu ishte kritikuar për reduktim të sigurisë së vendeve të punës dhe shpërblimeve.
Top Channel