Foto Ilustruese

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje.
——–

Po ashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel