Heqja e orës policore në natën e ndërrimit të viteve ka rritur interesin e njerëzve për të festuar jashtë shtëpisë. Hotelet dhe lokalet në bregdet po përballen me rezervime të shumta, duke hedhur pas krahëve situatën e një viti më parë, krejtësisht pandemik.

Tani që është shfuqizuar ka lehtësuar shumë veta. Rezervimet kanë ecur shumë mirë. Kemi rezervime nga turistë të huaj, por edhe shqiptarë. Numri është në rritje çdo ditë e më shumë dhe i mirëpresim të gjithë”, thotë një menaxhere.

Ndërsa të gjithë nxitojnë për të bërë përgatitjet e fundit, turistët e fundvitit kanë nisur të mbërrijnë.

Dua të vij gjithmonë këtu, veçanërisht për festa. Është hera e dytë që vij këtu për festa. E dua shumë këtë vend, atmosferën, njerëzit, muzikën dhe gjithçka. Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, shprehet një turiste.

Në kërkim të vendeve plot diell dhe aventurës, edhe ky muzikant skocez ka mbërritur në Durrës për të shijuar ndërrimin e viteve në Shqipëri, vendin e njerëzve të ngrohtë.

Është një nga qytetet më të këndshme në vend. Është qytet i artistëve, dritës dhe bukurisë. Ka shumë dritë këtu. Unë jam një aventurier. Dua të shoh botën dhe më pëlqen vërtet Shqipëria pasi njerëzit janë shumë miqësorë”, rrëfen turisti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA