Zhduket 48-vjeçarja në Malësinë e Madhe/ Dyshohet se është vetëhedhur në greminë, çfarë gjeti grupi i kërkimit

25/12/2021 19:35

Një 48-vjeçare, e cila u denoncua e zhdukur nga bashkëshorti i saj në fshatin Meshqerraj të Malësisë së Madhe dyshohet se është vetëvrarë.

“Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire , Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi  bashkëshortja e tij, shtetasja  Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021  dhe nuk është kthyer më.  Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.  Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën. Për shkak të territorit  shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit  të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e  trupit të shtetases Sh. H”, sipas policisë.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Top Channel