Vjen miratimi i Spallettit, Napoli synon lojtarin e kombëtares shqiptare

25/12/2021 18:37

Napoli po kërkon një qendërmbrojtës. Manolas u rikthye në Greqi, Koulibaly do të luajë me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Luciano Spalleti ka për momentin vetëm dy qendra në skuadër: Amir Rrahmanin dhe Juan Jesus.

Corriere dello Sport raporton se Napoli po tenton të afrojë në skuadër Marash Kumbullën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është pjesë e Romës, por Jose Mourinho nuk e ka në plane, mendim që e ka shprehur edhe publikisht.

Kumbulla është një preferencë e vjetër e Cristiano Giuntoli, drejtorit sportiv të klubit jugor, teksa edhe trajneri Spalletti ka dhënë konfirmimin e tij për afrimin e 21-vjeçarit nga Malësia e Madhe.

Napoli po tenton ta marrë lojtarin defensiv në huazim me të drejtë blerje. Nëse arrihet marrëveshja mes palëve, Kumbulla do të kishte shok ekipi përsëri Rrahmanin, me të cilin formoi një dyshe fantastike kur ishin pjesë e Hellas Verona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA