25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë Krishtlindja nisi këtë mëngjes me festimet dhe meshat në gjithë Shqipërinë. Besimtarët ortodoksë dhe ata katolikë i ndoqën meshat.
Këto janë pamjet e meshës në Durrës e cila u shërbye në kishën ortodokse të shën Astit dhe shën Pavlit, por edhe në kishën në qytetin bregdetar, si dhe në kishën katolike të Shën Domenikut.
Këto janë pamjet nga kisha e Hyjlindëses në Gjirokastër ku qindra besimtarë kanë pritur lindjen e Krishtit at Joani uroi për më shumë paqe dashuri dhe harmoni për të ardhmen.
Edhe në Vlorë, besimtarët kanë shkuar për të ndjekur meshat dhe më pas kanë festuar me familjen e tyre në shtëpi.
Në Korçë, krishtlindja është vërtetë e bukur në kishën katedrale në mes të qytetit. Një numër shumë i madh besimtarësh shkuan për të ndjekur rritet atje.
Edhe në Elbasan besimtarët janë mbledhur në kishat e qytetit për të marrë pjesë në ceremonitë e kësaj dite të shënuar.
Festime të ngjashme ka në të gjithë Shqipërinë.
Top Channel