E diel me reshje intensive/ Më të përqendruara në veri dhe jug të vendit, vërshime lumenjsh në Shkodër

25/12/2021 16:41

Reshje intensive priten të nesërmen, e diel, sipas llogaritjeve të IGJEO-s, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe jug të territorit, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në qarkun e Shkodrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Përgjatë datave 26 deri 29 Dhjetor 2021 pritet një rritje e prurjeve në lumin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe qytetarqt do të njoftohen për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Këtë pasdite priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Nesër priten reshje mesatare deri në intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, mesatare në qarkun e Lezhës dhe reshje të dobëta në qarqet e tjerë.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat veriore dhe jugore të territorit

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 / 15 °C, në vendet e ulëta: 7 / 13 °C dhe në vendet malore: 3 / 10 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA