Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar, debati i Antonelës dhe Big Mamës bëri që kjo e fundit të linte shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Teksa po konsumonin verë në oborr, Iliri filloi të diskutonte me Antonelën se e nxori Bigun nga shtëpia ndërsa nuk mungoi dhe reagimi i Donaldit. Nga ana tjetër, Antonela kujtoi një episod të këngëtares tek VIP Shtëpia.
Iliri: E ke prek Bigun aty ku nuk mbante me qëllim.
Antonela: Me qëllim jo.
Iliri: E nxore nga shtëpia.
Donaldi: Atë karakter ka ajo, mos e përdor kot.
Iliri: Uroj të të gëzojë vera, të flesh rehat. E nxore Bigun sonte. Hallall të qoftë.
Antonela: Kam ndjenjë keqardhje për atë që është thënë për lëkurën time dhe për familjen time që i ka dëgjuar ato fjalë. Po mundohesh me hedh baltë, por mos u lodh.
Iliri: Ti ke hedhur kamiona balte mbi mua e mbi Bigun.
Antonela: Unë? Shko tek vëllai i madh dhe pyet. Konsideratë maksimale.
Iliri: Rri se e nxorre nga vetvetja.
Antonela: Bigu ka kap tjetrën dhe e ka rrahur për flokësh tek VIP Shtëpia.
Iliri: E kishe hall se të kapte ty?
Antonela: E kuptoj se mund të jesh i prekur se ka dalë Arjola e preferuar. Mos u mundo të më prekësh se e kam gjakun e ftohtë.
Iliri: Gjakun e ftohtë e kanë gjarpërinjtë.
Top Channel