Publikimi i pagave/ Dërgohet grupi hetimor në AKSHI dhe drejtorinë e pagave

23/12/2021 15:57

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal pas publikimit të listës së pagave.

Procedimi është regjistruar për ”shpërdorim detyre” dhe ”ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

Njoftimi

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen veprimet hetimore për veprat penale “Shpërdorim Detyre sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe Ndërhyrje në sistemet kompjuterike, parashikuar nga neni 293/c I Kodit Penal, në lidhje me rastin e bërë publik ditët e fundit për shpërndarjen e të dhënave sensitive te qytetarëve.

Prokuroria ka dërguar grupin hetimor për te kryer veprime tek:

  • AKSHI
  • ISSH
  • Drejtoria e Tatimeve

Top Channel